Podujevë: Arrestohet i dyshuari për trafikim me armë

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 17:50
Podujevë: Arrestohet i dyshuari për trafikim me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor me urdhër kontrolli të gjykatës në një fshat të Podujevës, ku ka sekuestruar armë dhe municione, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:

• Dy (2) armë të shkurta (revole)
• Një (1) armë e gjatë (ajrore) .
• Njëzet e pesë (25) fishekë,
• Dhjetë (10) krehër të karikatorit (për armë të gjata),
• Një (1) kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
• Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)

Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

(Kosova Sot Online)