Editë Harxhi: Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 18:01
Editë Harxhi: Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE

Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Editë Harxhi, ka reaguar lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e një konference të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e dy shteteve s’do të lejoheshin të dalin pa arritur një marrëveshje, përcjell "Kosova Sot Online".

Harxhi ka thënë se Kosova s’ka nevojë për një Dejton. 

Tutje, Harxhi ka shkruar se Kosova është shtet sovran që është njohur nga 115 shtete të botës dhe se pavarësia është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. 

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për përkrahje nga SHBA dhe BE-ja.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran i njohur nga 115 shtete të botës dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrë shteti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE”, ka shkruar Harxhi.

(Kosova Sot Online)