Ish-ministri: Sulmet në veri s’do ndalen derisa të përmbushet skenari i Serbisë

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 18:36
Ish-ministri: Sulmet në veri s’do ndalen derisa të përmbushet skenari i Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës nuk do të ndalen derisa të përmbushet objekti që Serbia ka hartuar, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Gashit, ky skenar i Serbisë ka krijuar një situatë të tensionuar dhe të pasigurt, duke shtuar se ky skenar, gjithashtu, është hartuar me strategjinë që e ka pasur Rusia para okupimit të Ukrainës.

“Këto sulme nuk do të ndalen deri sa të përmbushet objekti që Serbia e ka hartu, për të krijuar një situatë të tillë, që krijon një pasiguri jo vetëm për pakicën serbe atje por për të gjithë qytetarët. Ky skenar është hartuar edhe me strategjinë që e ka pasur Rusia para okupimit të Ukrainës, para opinionit ndërkombëtarë komuniteti serb me e përshkrua si popullatë që nuk jeton në siguri dhe shteti i Kosovës nuk ka mundësi të iu ofroj siguri”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)