Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 18:44
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar për rastin e vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Personi i dyshuar është Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

(Kosova Sot Online)