Lela: Ideja e Open Balkan nuk është mirëpritur në Kosovë, mund të ketë qenë ide brilante

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 22:26
Lela: Ideja e Open Balkan nuk është mirëpritur në Kosovë, mund të ketë qenë ide brilante

Alfred Lela  komentoi rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Lela vuri në pikëpyetje qëllimet e Ramës, teksa tha se kryeministri po mendon për peshën e tij politike, se do ta ketë mirë me ndërkombëtarët.

“Kurti nga fillimi e deri në fund ka qenë nacionalist. Këto janë dy ndryshime të mëdha mes Ramës, Kutit  dhe Vuçiçit. Këta që përfliten për korrupsion, nacionalizma janë kundër Kurtit. Kam tre argumente pse Rama sillet kështu siç sillet. Së pari është për çfarë po lufton? Për peshën e vetë apo për Kosovën? Paqe me Serbinë? Së treti, a është përçarës apo përbashkues? Kryeministri mendon për peshën e vetë politike dhe do ta ketë mirë me ndërkombëtarët. Sjellja e tij në favor të Kosovës, do e ndihmonte Prishtinën, por mendoj se i bën dëm Kosovës”, tha ai.

Në lidhje me “Open Balkan”, Lela tha se mund të ishte ide brilante për Ramën, por nuk u mirëprit në Kosovë.

“Ideja e Open Balkan nuk është mirëpritur në Kosovë. Mund të ketë qenë ide brilante, por në Kosovë nuk është parë kështu”, u shpreh Lela.

(Kosova Sot Online)