Hovenier: I dënojmë sulmet kundër KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 23:00
Hovenier: I dënojmë sulmet kundër KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që sulmuesit e KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në ngjarjet në veri duhet të japin llogari, duke shtuar se i dënojnë këto sulme, përcjell "Kosova Sot Online".

Hovenier shtoi nuk ka nevojë për polici të specializuar në kryerjen e funksioneve të rëndomta.

“Ka rrethana që kërkojnë njësite të specializuara policore me pajisje të specializuara që kryejnë detyra të specializuara. Nuk do të kundërshtoj këtë dhe pajtohem me këtë. Ne i dënojmë sulmet kundër KFOR-it; i dënojmë sulmet kundër Policisë së Kosovës; i dënojmë sulmet kundër gazetarëve”, ka thënë Hovenier.

“Nëse e keni lexuar raportin e bisedës telefonike të Sekretarit Blinken me Presidentin Vuçiq të hënën, edhe ai e theksoi se ata që sulmuan KFOR-in duhet të japin llogari. E, do të thosha të njëjtën gjë edhe për policinë dhe gazetarët, natyrisht. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet polici e specializuar që kryejnë funksione të rëndomta”, ka theksuar ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)