Ushtria e Kosovës sot fuqizohet me kadetë të rinj

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 10:00
Ushtria e Kosovës sot fuqizohet  me  kadetë të rinj

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023, transmeton "Kosova sot Online.

Ceremonia është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe pritet të marrin pjesë drejtues të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Kadetët që do të diplomojnë i takojnë Qendres për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )