Borell ka vendosur: Sot do t’i njoftoj liderët e vendeve të BE-së për zhvillimet në Veri të Kosovës

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 12:10
Borell ka vendosur: Sot do t’i njoftoj liderët e vendeve të BE-së për zhvillimet në Veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka bërë të ditur se sot në ditën e dytë të takimi të Këshillit të Bashkimit Evropian do të diskutohet për situatën dhe zhvillimet në veri të Kosovës,transmeton "Kosova Sot Online". .

Borell ka thënë se sot ai do të informoj liderët e shteteve të BE-së për ngjarjet e fundit lidhur me veriun.

“Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, ka thënë Borell.

(Kosova Sot Online )