Bill Clinton vizition për herë të parë Shqipërinë më 4 korrik

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 13:44
Bill Clinton vizition për herë të parë  Shqipërinë më 4 korrik

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, më 4 korrik, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë Tiranën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ardhja e Clinonit në Shqipëri u paralajmërua nga kryeministri, Rama pak ditë më parë në një konferencë për mediat, por nuk dihet nëse i referohej vizitës së Bill Clinton.

“Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek.”, u shpreh Rama.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

(Kosova Sot Online )