Sot varroset gruaja që humbi jetën mbrëmë në Suharekë

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 14:05
Sot varroset gruaja që humbi jetën mbrëmë në Suharekë

Sanije Krasniqi, vdiq mbrëmë në moshën 67-vjeçare pas një aksidenti në trafik në fshatin Samadrexhë të Suharekës, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas policisë ajoi nuk mori lëndime si pasojë e aksidentit, por dyshohet se vdiq, pasi një person i përfshirë në aksident e shtyu atë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë tashmë edhe familjarët, të cilët përmes njoftimit mortor kanë bërë me dije se e ndjera do të varroset sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit.

{680864/}

“Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëshortja e Murat Krasniqit (Sanie Fetiu-Krasniqi) nga Samadraxha.  Varrimi i të ndjerës bëhet sot më datën 30.06.2023 në orën 18:00 në varrezat e fshatit”, thuhet në njoftim. Ndërkaq rasti për vdekjen e saj nga policia është hapur si “Vrasje nga pakujdesia”.

Image

(Kosova Sot Online )