Udhëtari vret dy persona në aeroportin e Moldavisë

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 19:04
Udhëtari vret dy persona në aeroportin e Moldavisë


Në Moldavi, dy persona u qëlluan për vdekje në aeroportin e kryeqytetit Kishiniev nga një shtetas i huaj, të cilit iu mohua hyrja në vend, përcjell "Kosova Sot Online".

Teksa autori po shoqërohej nga zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinievit, ai “mori armën e një roje kufitare” dhe plagosi për vdekje dy personat, thanë autoritetet.

Më pas personi u neutralizua dhe është arrestuar.

Ndërsa, autoritetet njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan nga aeroporti.

(Kosova Sot Online)