E rëndë, 27-vjeçari shqiptar plagoset me plumb në kokë në Itali

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 22:08
E rëndë, 27-vjeçari shqiptar plagoset me plumb në kokë në Itali


Një 27-vjeçar shqiptar është plagosur me plumb në kokë brenda në apartamentin e tij në Santo Cantone në Itali, përcjell "Kosova Sot Online".

 Ende nuk ka asnjë informacion se si ka ndodhur ky rast.

Ndërkohë në media theksohet se i plagosur ka mbetur gjithashtu edhe një person tjetër, i cili ka tentuar të arratiset nga ballkoni.

Në vendngjarje janë gjetur gjurmë të shumta gjaku.

(Kosova Sot Online)