Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 22:46
 Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se duke filluar nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Rama ka njoftuar se marrëveshja është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke lënë të kuptohet se Kosova nuk është pjesmarrëse në këtë program.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook.

(Kosova Sot Online)