Nga sot, ky shtet që nuk e ka njohur Kosovën e merr drejtimin gjashtëmujor të presidencës së Bashkimit Europian

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 10:09
Nga sot, ky shtet që nuk e ka njohur Kosovën e merr drejtimin  gjashtëmujor  të  presidencës së Bashkimit  Europian

Nga sot, Spanja merr presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian dhe kryeministri Pedro Sanchez do të vizitojë Kievin për të treguar mbështetjen e fortë europiane për Ukrainën në luftën e saj kundër forcave ruse, transmeton "Kosova Sot Online".

“Të shtunën, më 1 korrik, Sanchez do të nisë presidencën e BE-së me një vizitë në Ukrainë, në mënyrë që të demonstrojë mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian ndaj këtij vendi me praninë e tij”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vizita e tij në Ukrainë u konfirmua pasi Sanchez mori pjesë në një samit të BE-së në Bruksel, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë përmes Skype, konfirmoi gjithashtu vizitën.

Nga korriku deri në fund të dhjetorit, Spanja do të kryesojë BE-në ku presidenca rrotullohet midis 27 vendeve anëtare të bllokut. Vendi iberik e merr presidencën nga Suedia.

Ky rol vendos kryeministrat nga vendi që mban presidencën e BE-së në kryesimin e shumicës së takimeve të BE-së, duke ndikuar në axhendën dhe prioritetet e temave të vendosura.

(Kosova Sot Online )