Reshje të shumta shiu e kanë përfshirë Kosovën, në Rahovec rrugët vërshohen nga uji

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 15:04
Reshje të shumta shiu e kanë përfshirë Kosovën, në Rahovec rrugët vërshohen nga uji

Në orët e pasidite moti është përkeqësuar në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se moti ligë ka përfshirë qytetin e Rahovecit.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.

IHMK njofton se, kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/reel/232700976286395

 

Image

(Kosova Sot Online )