Aksident i rëndë në Lipjan, vdes një person

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 09:17
Aksident i rëndë në Lipjan, vdes një person

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Konjuh të Lipjanit ka ndodhur një aksident me vdekje, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia në njoftimin e saj ka treguar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për ndihmë mjekësore, por mjeku ka konstatuar se është pa shenja jete.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Konjuh, Lipjan  01.07.2023-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)