Nga aeroporti i Prishtinës një grua tentoi të udhëtojë për në Londër me pasaportë të tjetërkujt

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 09:33
Nga aeroporti i Prishtinës një grua tentoi të udhëtojë për në Londër me pasaportë të tjetërkujt

Policia ka njoftuar se një shtetase, femër e huaj ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër, me pasaportë të një personi tjetër, përcjell "Kosova Sot Online".

Asaj i është shqiptuar një gjobë.

Pas përfundimit të rastit, e dyshuara  ka kërkuar azil.

“ANP-Aeroporti i Prishtinës ”Adem Jashari” 01.07.2023-20:15. E dyshuara femër shtetase e huaj, ka tentuar që të udhëtoj nga aeroporti i Prishtinës për në Londër duke prezantuar pasaportën e huaj në emër të një personi tjetër. Pasi që e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj, të njëjtës i është shqiptuar një gjobë. E dyshuara  pas përfundimit të rastit ka kërkuar azil.”

(Kosova Sot Online)