Vizitorët hedhin ushqim në pishinën e Gërmisë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 09:58
Vizitorët hedhin ushqim në pishinën e Gërmisë

Pas hapjes së pishinës së Gërmisë kanë nisur edhe kufizimet e para nga ndërmarrja që mbikëqyr pastërtinë e pishinës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërmarrja Publike “Sport Marketing” ka njoftuar se qytetarë të pakujdesshëm kanë hedhur ushqim në pishinë.

Ata kanë kërkuar që të kenë kujdes ndaj pastërtisë së ujit, duke kërkuar që ta mbajnë pastër.

Ky është njoftimi i plotë i NP “Sport Marketing”:

Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë!

Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë!

Për këto hapësira përkujdesen maksimalisht ata pak punëtor që ndërmarrja NPL Sport Marketing SH.A. i ka, prandaj na ndihmoni që ta mbajmë të pastër ambientin!

Ju faleminderit!