Lushaku-Sadriu rendit humbjet qe do të ketë Kosova si pasojë e masave nga BE-ja

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 10:12
Lushaku-Sadriu rendit humbjet qe do të ketë Kosova si pasojë e masave nga BE-ja

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka rënditur humbjet qe do të ketë Kosova si pasojë e masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian, përcjell "Kosova Sot Online".

Lushaku-Sadriu është shprehur se këto masa paraqesin humbje kapitale për Kosovën.

Tutje, ajo është shprehur se me fondet e BE-së do të digjitalizoheshin shkollat dhe universitetet e vendit, digjitalizim ky që tani duhet të paguhet nga taksat e qytetarëve.

Ajo ka theksuar se pritet që edhe programi Erasmus+ të ndërpritet, pra studentët të cilët kanë fituar bursa me programet e BE-së që nga semestri i ardhshëm nuk do të mund t’i shfrytëzojnë ato.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Humbje kapitale për Kosovën

Qindra mijëra euro çdo vit nga BE janë investuar për ndërtimin, funksionimin e evropianizimin e Kosovës, dmth për ta bërë dhe integruar shtetin tonë në NATO e BE. Këto fonde nuk do të vijë më. U fillua me përjashtimin e Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale dhe do të vazhdojë me programet e tjera të arsimit, sundimt të ligjit e bujqësisë. Këto investime do të duhet të bëhen me taksat tona, pra me buxhetin e Kosovës, në vend se të bëheshin me fondet e BE-së.

Në vend se shkollat e universitetet të digjitalizoheshin me fondet e BE-së tani do të duhet të paguhet nga taksat tona. Të gjitha institucionet do të mund të digjitalizoheshin duke rritur efikasitetin e shërbimeve për qytetarë.

Projekte me IPA 3, që do të duhej të investoheshin në buqësi, arsim, infrastrukturë, rend e ligj e mirëqeverisje në vlerë prej 630 milion euro do të anulohen për Kosovën.

Pritet që edhe programi Erasmus+ të ndërpritet, pra studentët të cilët kanë fituar bursa me programet e BE-së që nga semestri i ardhshëm nuk do të mund t’i shfrytëzojnë ato.

Politikë qeveritare me rezultate fatale për vendin!

(Kosova Sot Online)