Një veturë e godet një këmbësore në Vushtrri

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 10:39
Një veturë e godet një këmbësore në Vushtrri

Një këmbësore është goditur nga pakujdesia e një veturë në Vushtrri, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)