Vdes një i burgosur në QKUK

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 11:46
Vdes një i burgosur në  QKUK

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot në QKUK ka vdekur një i burgosur, përcjell "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së.

Personit në fjalë do ti bëhet autopisia për të verifikuar shkakun e vdekjes.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes.”

(Kosova Sot Online)