Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë mbyllet për qarkullim deri me 14 korrik

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 12:40
Sheshi “Xhorxh Bush”  në Prishtinë mbyllet për qarkullim deri me 14 korrik

Sheshi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të Prishtinës, do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023, përcjell "Kosova Sot Online".

Komuna e prishtinës njofton se kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard.
Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. 

“Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll””, thuhet në njoftim. 

Se si mund të orientohen qytetarët, sqarimet i keni të ilustruara më poshtë.

(Kosova Sot Online)