Bill Klinton viziton nesër për herë të parë Shqipërinë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 13:20
Bill Klinton viziton nesër për herë të parë Shqipërinë

Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, viziton nesër Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh, përcjell "Kosova Sot Online".

Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në datat 3 dhe 4 korrik 2023.

Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

(Kosova Sot Online)