Maliqi: Amerika u bë Serbi, BE-ja, dihet, gjithmonë ka qenë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 13:51
Maliqi: Amerika u bë Serbi, BE-ja, dihet, gjithmonë ka qenë

Analisti politik, Agon Maliqi, ka reguar lidhur me ngjarjet e fundit në vend dhe ka ironizuar me ata që secilin kritikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mundohen që ta lidhin me Serbinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Maliqi ka thënë se edhe SHBA-ja u bë Serbi, derisa për BE-në shton se gjithmonë ka qenë.

Ai thotë se jaën dy mundësi. Ose njëmend Serbia e ka pushtuar botën dhe vetëm një grup i njerëzve s’po e shoh, ose Serbia jeton gratis në mendjet e këtij grupi që gjithkund sheh Serbi dhe armiq me synime djallëzore.

Reagimi i plotë:

Amerika u bë Serbi. BE-ja, dihet, gjithmonë ka qenë. Sikurse edhe Shqipëria. Opozita e shoqëria civile – historikisht Serbi, plus pak edhe Amerikë (e cila u bë Serbi). Ndryshe nuk do t’i shpallnin luftë krejt bashkë Kosovës – fanarit ndriçues të demokracisë.

Tash këtu janë dy mundësi. Ose përnime Serbia e ka pushtu botën dhe vetëm një grup i përndritur po e sheh dhe lufton këtë fenomen.

Ose Serbia jeton pa qira si mani kolektive në mendjen e këtij grupi që gjithkund sheh Serbi dhe armiq me synime djallëzore.
Nuk duhet me udhëtu gjatë në kohë dhe hapësirë për me gjetë referenca historike të kësaj logjike.

(Kosova Sot Online)