Bujar Osmani ua prezanton shefave të OSBE-së planin për deeskalimin e situatës në Kosovë

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 14:14
Bujar Osmani ua prezanton shefave të OSBE-së planin për deeskalimin e situatës në Kosovë

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, është takuar me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë, Maqedoni Veriore dhe Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani u ka prezantuar perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situates në vend.

“Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka shkruar kryediplomati i Maqedonisë Veriore.

Osmani ka shkruar se janë inkurajuese mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. 

(Kosova Sot Online)