“Katër orë po presim që të hamë bukë”, ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 14:34
“Katër orë po presim që të hamë bukë”, ankesa nga haxhiu shqiptar në Haxh

Besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro, përcjell  "Kosova Sot Online".

Sipas mediumi Tetova Sot, i cili ka publikuar një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e haxhilerëve, ku kanë pritur për t'u ushqyer me rradhë të gjata.

(Kosova Sot Online)