Berisha: Çështja përvëluese Rama-McGonigal, kërkohet hetim në Kongresin e SHBA

  • E.K /
  • 02 July 2023 - 16:30
Berisha: Çështja përvëluese Rama-McGonigal, kërkohet hetim në Kongresin e SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se çështja përvëluese Rama-McGonigal ka mbërritur në Kongresin e SHBA.

‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon drejtpërsëdrejti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi Amerikan!’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha në Facebook.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Çështja përvëluese Rama-McGonigal në Kongresin e SHBA.

Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA për superskandalin McGonigal-Rama.

Lexoni njoftimin e takimit të drejtuesve të ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ me kongresmenin  Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA. Ndër të tjera, përfaqësuesit e ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ kërkuan mundësisht hetimin e superskandalit McGonigal- Rama nga Kongresi i SHBA.

Çështja McGonnigal nuk do të lejohet të kalojë në harresë!

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon drejtpërsëdrejti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi Amerikan!

Pas letrës së dërguar më 28 Shkurt 2023, dje, Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli  dhe Florian Haçkaj nga Lëvizja kanë zhvilluar një takim të përmasave tejet të rëndësishme me Kongresmenin e njohur dhe një nga njerëzit me më tepër influencë në Kongresin Amerikan, Jim Jordan.

Z. Jordan është kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë plotësisht përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike. Ky komision do të hetojë me themel cështjen McGonnigal, ku në aktakuzë përmendet 14 herë emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

Temat kryesore të diskutuara në takim ishin:

-Përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal

-Rrëshqitja e Shqipërisë drejt autokracisë dhe rikthimi i maktheve të së kaluarës totalitare

-Përjashtimi i diasporës nga politikëbërja dhe mos-mundësimi i votës së diasporës

Lëvizja theksoi rëndësinë e së vërtetës mbi çështjen McGonnigal dhe zbardhjen nga komisioni hetimor i kësaj afere madhore korruptive si dhe falënderuam kongresmenin për punën e tij në drejtim të transparencës dhe shkuarjes deri në fund të së vërtetës në lidhje me këtë aferë. Gjithashtu i ofruam atij mbështetje nëpërmjet ekspertizës dhe përkushtimit tonë të palëkundur për më të mirën për Shqipërinë.

Kongresmeni Jordan mbështeti kauzën tonë kryesore të votës së Diasporës dhe u angazhua të adresojë këtë çështje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë.

Takimi u mbyll me besimin e plotë se çështjet e diskutuara do të gjejnë zgjidhjet e duhura.

Falënderojmë edhe një herë Kongresmenin për kohën dhe bisedën e hapur si dhe për mundësinë që Diaspora shqiptare të mbrojë çështje me rëndësi për vendin në forume kaq të larta!

Mbetemi në pritje të zhvillimeve të rëndësishme…

(Kosova Sot Online)