Kurti: De-eskalimi nënkupton sundimin e ligjit që i zmbrapsë kriminelët

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 14:57
Kurti: De-eskalimi nënkupton sundimin e ligjit që i zmbrapsë kriminelët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është në kontakt të përditshëm me Brukselin, posaçërisht me kryediplomatin europian, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak pas masave ndëshkuese që BE-ja i mori ndaj Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se djeka ka biseduar në telefon  për gjysmë ore me Borrellin.

“Me Bashkimin Europian unë jam në kontakt të përditshëm, me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon për gjysmë ore edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, zotin Josep Borrell”, tha Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se është i interesuar edhe për de-eskalim dhe për normalizim.

“Pra, unë jam në kontakt edhe me ndërmjetësin Lajçak, emisarin special. Jam i interesuar edhe për de-eskalim, jam i interesuar edhe për normalizim. De-eskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelët duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)