Ishte duke u larë në det, vdes 80-vjeçari nga Kosova në Golem

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 16:05
Ishte duke u larë në det, vdes 80-vjeçari nga Kosova në Golem

Një person nga Kosova ka vdekur sot, pasi është mbytur aksidentalisht në plazhin e Golemit, përcjell "Kosova Sot Online".

Mësohet se viktima është rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

“Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë”, ben me dije policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

(Kosova Sot Online)