Diaspora vitin e kaluar i ka dërguar në Kosovë 1.2 miliardë euro

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 16:44
Diaspora vitin e kaluar i ka dërguar në Kosovë 1.2 miliardë euro

Diaspora vitin e kaluar i ka dërguar në Kosovë 1.2 miliardë euro apo 6 për qind më shumë se në vitin 2021, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të BQK- së, diaspora po ashtu ka kontribuar edhe në krijimin e vendeve të punës përmes hapjes së bizneseve.

Sipas përllogaritjeve të BQK-së, përmes remitencave, investimet dhe turizmi, arritën vlerën prej 3.6 miliardë euro që korespodon me mbi 40 përqind të Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Vetëm nё vitin 2022, diaspora ka dërguar 1.2 miliardë euro apo 6.0 pёrqind mё shumё krahasuar me vitin paraprak. Remitencat janë karakterizuar me rritje të qëndrueshme ndër vite dhe janë një burim i sigurt i të ardhurave për shumë familje kosovare; Investimeve: Diaspora investon në biznese në Kosovë, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)