'McGonigal', Dumani 'kyç gojën' në Kuvend, eviton përgjigjet për disa çështje
Gjatë raportimit vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme në Kuvend, kreu i SPAK Altin Dumani nuk ka dhënë asnjë përgjigje për Aferën Rama-McGonigal, inceneratorin e Tiranës e Fierit si dhe krimin zgjedhor. I pyetur nga deputetja e PD, Albana Vokshi, është justifikuar me numrin e lartë të të çështjeve të mbartura si dhe mungesën e infrastrukturës. Sipas tij, metoda e përgjimeve më së shumti është aplikuar në veprat penale të korrupsionit, ku janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë.
Kreu i SPAK Altin Dumani ka kyçur gojën për aferën McGonigal gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së Prokurorisë së Posaçme në parlament. I pyetur nga nga deputettja Albana Vokshi në emër të PD për krimin elektoral, inceneratorin e Fierit si dhe çështjen McGonigal, ai ka shmangur t’i përgjegjet.
Dumani ka thënë se ka rritje të regjistrimit të procedimeve penale ku janë regjistruar 28 të tilla me 34 persona nën hetim. rritje gjithashtu sipas tij nga viti 2021 të përdorimit janë hetimet proactive me 122 procedime penale, ku pjesën më të madhe e kryesojnë çështjet e hetuara për korrupsion me 69 procedime penale. Ai theksoi se metoda e hetimit, të tilla si përgjimet, më së shumti është aplikuar në veprat penale të korrupsionit, ku janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë.
Ka një rritje gjithashtu nga viti 2021 të përdorimit të hetimeve proaktive në 122 procedime penale ku janë interceptuar 2177 pajisje fundore. Pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale ku janë interceptuar 10,023 pajisje fundore. Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 53 procedime penale dhe janë interceptuar 1154 pajisje fundore. Hetuam zyrtare e…
Dumani gjatë këtij raportimi, është justifikuar edhe me numrin e lartë të procedimeve të mbartura si dhe mungesën e infrastrukturës.
(Kosova Sot Online)