Matoshi: BE-ja e ka parë me skepticizëm Ballkanin e Hapur

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 18:39
Matoshi: BE-ja e ka parë me skepticizëm Ballkanin e Hapur

Njohës i çështjeve ekonomike, Ruzhdi Matoshi, ka folur në lidhje me Ballkanin e Hapur, përcjell "Kosova Sot Online".

Matoshi tha se BE-ja gjithmonë e ka parë këtë nismë me skepticizëm dhe se ShBA-ja do ta kishte përkrahur një Ballkan të Hapur ku bëjnë pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Deklaratat e emisarit të ShBA-së dhe ato të BE-së rreth Ballkanit të Hapur gjithmonë kanë qenë me rezervë. ShBA-ja gjithmonë ka thënë se e përkrah një Ballkan të Hapur, por aty duhet të jenë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të vlejë parimi i barazisë në mes të arritjes së marrëveshjeve.. Be gjithmonë e ka parë me skepticizëm sepse shihet një dublifikim i procesit të Berlinit dhe marrëveshjeve”, ka thënë Matoshi.

(Kosova Sot Online)