Ankohet hoxha shqiptar nga haxhi: Po presim rreth 4 orë në rend për tu ushqyer

  • A.P /
  • 02 July 2023 - 20:00
Ankohet hoxha shqiptar nga haxhi: Po presim rreth 4 orë në rend për tu ushqyer

Shkuarja në Haxh këtë vit iu kushtoi hiç më pak se 6550 euro, besimtarëve myslimanë nga Maqedonia e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga një ankesë të bërë nga njëri prej tyre, bëhet e ditur se pritjet për t’u ushqyer me vaktin e tyre ushqimor po janë tejet të gjata, e të cilat po zgjasin rreth 4 orë.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e haxhilerëve, ku kanë pritur për t'u ushqyer me rradhë të gjata.

(Kosova Sot Online)