Situata në Veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 20:52
Situata në Veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë vizitës së tij në Tiranë, ka komentuar situatën aktuale në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se dëshiron që të mos ndodhin këto mosmarrëveshje në Kosovë.

 Ai tha se tensionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet fund.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte, nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër… mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.
Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votoni.”, u shpreh ish- Presidenti Clinton.

(Kosova Sot Online)