Bill Clinton në Tiranë, ja kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 22:12
Bill Clinton në Tiranë, ja kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, sot ka shkuar për herë të parë në Shqipëri, përcjell "Kosova Sot Online".

 Clinton është dekoruar sot në Tiranë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Pjesë e ceremonisë ishin personalitete e figura të njohura publike.

Por ajo që u vëre ishte mungesa e tre politikanëve.

Presidenti Bajram Begaj nuk ishte prezent pasi ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Po ashtu në ceremoni munguan dhe ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Berisha, arsyeja e mungesës nuk dihet, dhe nëse ka pasur apo jo ftesë për ta.

(Kosova Sot Online)