Mustafa: Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 22:49
Mustafa: Kurti duhet të mbështetet maksimalisht në këto kohë krizash

Ish-komadanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, është rreshtuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Mustafa ka shkruar se Kurti duhet mbështetur në maksimum në këto krizash.

Sipas Mustafës, shpallja e dy organizave ne Veri si terroriste nuk e beson të jetë bërë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Tutje, Mustafa theksoi se Kurti është në rrugë të drejtë në synimin e tij për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës. 

Ai ka deklaruar se përpjekje e Qeverisë është për rend dhe ligj.

(Kosova Sot Online)