Bilanci i atentatit në Krujë, një viktimë, të plagosur dy djemtë e shënjestrës

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 10:42
Bilanci i atentatit në Krujë, një viktimë, të plagosur dy djemtë e shënjestrës

Një atentat mafioz ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së mbrëmshme konkretisht në orën 00:15 në fshatin Larushk të Krujës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bëhet e ditur se është qëlluar me kallashnikov ndaj pjestarëve të familjes së 42-vjeçarit Gentian Bejtja. Për pasojë ka humbur jetën kunati dhe kanë mbetur të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjes.

Lexo edhe: Objektiv i atentatit në Krujë, kush është Gentjan Bejtja, ish-mik i Durim Bamit

I vrarë mbeti Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe i plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç. Djali tjetër doli nga spitali rreth orës 04:00 pasi nuk ishte në rrezik për jetën.

Kujtojmë se Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare si dhe ju ka shpëtuar tre atentateve. Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

(Kosova Sot Online )