Rutte thotë se dialogu duhet të zhvillohet hap pas hapi edhe pse mund të duket i mërzitshëm

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 11:22
Rutte thotë se dialogu duhet të zhvillohet hap pas hapi edhe pse mund të duket i mërzitshëm

Sot në Kosovë po qëndrojnë për vizitë zyrtare kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel. Pas takimit që patën me kryeministrin Albin Kurti, tre liderët po mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Qeveri. Ata u pyetën për udhërrëfyesin europian për Kosovën dhe Serbinë, transmeton "Kosova sot Online".

Ruttë tha se kanë pasë bisedime të gjata në Beograd dhe Prishtinë dhe se janë të gatshëm të ndihmojmë në të ardhmen e afërt “nëse mundemi”.

“Aspekti kryesor duhet të udhëhiqet nga Borrell dhe nga negociatorët e tjërë dhe konsideroj që kjo është qenësore. Isha i lumtur kur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë si të lëvizim përpara dhe ishim në Maqedoninë e Veriut kur u vendos për zbatimin e saj. Por, që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe tash duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit dhe të udhërrëfyesit të BE-së. Besoj që kjo është më e mira dhe ne duhet të kthehemi në proces. Në proces hap pas hapi, ndoshta duket i mërzitshëm, por pjesa më e mërzitshme është që ndoshta duhet të jemi… duhet të implementohet hap pas hapi dhe në mënyrë të përpiktë dhe të punojmë në mënyrë të drejtë. Çështja është se udhërrëfyesi europian duhet të merret nga të dyja palët. Jam optimistë që mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. E kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë duan deeskalim të situatës”, tha ai, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq, Bettel tha se në vend të fjalëve duhet të veprojnë të dyja palët.

“Kështu do të shohim dëshirën për avancimin dhe deeskalimin e situatës. Lajcak do të vijë sot apo nesr dhe thjesht duhet ta bëni. Kur merrni vendime të mira është në të mirë të popullit. Mbështetja popullore nganjhëreë e rëndësishme, por në politikë kjo është e rëndësishme për gjeneratën e ardhshme. Stabiliteti është në interes të të gjithëve, mund të përkrah kryeministrin Kurti Osmani dhe Vuciq e Bërnabiq që t’i përmbaheni këtij udhërrëfyesi të BE-së. Nuk mund të ketë fitues kur ka konflikte. Unë asnjëherë skam jetuar në luftë dhe jam rritur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut, unë jam gay. Në një vend tjetër do të mund të dënohesha me vdekje”.

Ndërkaq, kryeministri Kurti përsëriti thirrjen që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë të zbatohet pa kushte dhe që Brukseli mos të heqë dorë nga marrëveshja bazë.

“Lajmi i mirë është se kemi një marrëveshje nën patronatin e BE-së, e kemi arritur një marrëveshje ishte e paimagjinuehsme dy vite më parë. Pikat e marrëveshjes bazë një njohje de facto. Vështirësitë që i kemi është mungesa e implementimit. Kjo filloi duke e lënë këtë pa nënshkrim. Ishte gabim i madh. Mosnënshkrimi e ka hapur derën për shkelje apo mosimpelemntim. Duhet implementim i shpejtë pa parakushte. Kjo besoj që është zgjidhja duhet të intesifikojmë dialogun për implementim. S’duhet të heqim dorë nga marrëveshja”.

(Kosova Sot Online )