Jens Stoltenberg do të qëndrojë si shef i NATO-s edhe për një vit

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 12:24
Jens Stoltenberg do të qëndrojë si shef i NATO-s edhe për një vit

NATO vendosi të martën të zgjasë kontratën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg me një vit tjetër.

Stoltenberg, një ish-kryeministër i Norvegjisë, ka qenë udhëheqës i aleancës transatlantike të sigurisë që nga viti 2014 dhe mandati i tij ishte zgjatur tashmë tre herë më parë, përcjell "Kosova Sot Online ".

Vendimi do të thotë një vazhdimësi në krye të NATO-s pasi 31 anëtarët e saj përballen me sfidën e luftës në Ukrainë.

Stoltenberg, 64 vjeç, shihet gjerësisht në të gjithë aleancën si një lider i qëndrueshëm dhe ndërtues i durueshëm i konsensusit.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ishte i nderuar nga vendimi për të zgjatur mandatin e tij deri më 1 tetor 2024.

“Honoured by #NATO Allies’ decision to extend my term as Secretary General until 1 October 2024. The transatlantic bond between Europe & North America has ensured our freedom & security for nearly 75 years, and in a more dangerous world, our Alliance is more important than ever.”

“Lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë”, tha ai.

(Kosova sot Online )