Michel takon Bërnabiqin, kërkon deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 15:00
Michel takon Bërnabiqin, kërkon deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tregoi se është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Michel tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e menjëhershëm të deeskalimit të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. 

Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq: mesazh i qartë i Këshillit Evropian për nevojën për deeskalim të menjëhershëm të situatës në veri dhe vazhdim të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vendimtare që Serbia t’i vazhdojë reformat për të avancuar në rrugën drejt BE-së.” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)