Deputetja britanike: Armët në Veri po kontrabandohen me autoambulanca

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 15:37
Deputetja britanike: Armët në Veri po kontrabandohen me autoambulanca

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse, përcjell "Kosova Sot Online".

 Ajo theksoi se për këtë KFOR-i britanik është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”.

(Kosova Sot Online)