Ursula von der Leyen takohet me Bërnabiqin: Diskutuam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 16:35
Ursula von der Leyen takohet me Bërnabiqin: Diskutuam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka treguar se është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo tha se në takim foli për planin për të ndihmuar reformat në Serbi, rritjet e investimeve të BE-së.

Ajo po ashtu tha se në takim u diskutua edhe për rëndësinë që të normalizohen raportet me Kosovën.

“Takim i mirë me kryeministren Ana Bërnabiq. Komisioni Europian mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit. Plani ynë i Ri i Rritjes do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, rritjen e investimeve të BE-së, për t’ju afruar me Tregun e Përbashkët. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.

(Kosova Sot Online)