Konjufca: Polici me uniformë të Serbisë ushtroi dhunë mbi ushtarët e KFOR’it

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 18:25
Konjufca: Polici me uniformë të Serbisë ushtroi dhunë mbi ushtarët e KFOR’it

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se për dhunën që u pa në Veri gjatë tensioneve dihet se kush është përgjegjësi, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai përmendi një polic të Serbisë, i cili nga pamjet që u publikuan nga protestat u pa që ushtroi dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Konfuca tutje tha se kur janë parë të gjitha këto pamje dhe të mirren masa ndaj Kosovës kjo gjë e pikëllon atë.

“Kush është përgjegjës për këtë dhunë? Ai polici me shkop në dorë që e pamë e që e qiti ai deputeti i Bundestagut. Ai ishte polic i Serbisë. Ai punonte me uniformë të Serbisë në Smederevë a ku punonte dhe pasdite kishte ardhur këtu me bo dhunë mbi ushtarët e KFOR-it. Kur i sheh të gjitha këto dhe me marrë masa ndaj Kosovës, me të vërtetë kjo po më pikëllon”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)