Lajçak: Po përpiqemi të kthehemi te gjendja paraprake pa masa

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 19:15
Lajçak: Po përpiqemi të kthehemi te gjendja paraprake pa masa

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i rëndësishëm, i gjatë, i hapur dhe i sinqertë, përcjell "Kosova Sot Online".

Më tutje, Lajçak ka thënë se Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim, ndërkaq ai të vetat.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”, ka deklaruar ai.

Lajçak tha se BE-ja nuk është e gëzuar për këtë pozicion të Kosovës që të vendosin masa.

(Kosova Sot Online)