Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 20:57
Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se dida pjesw nw Prishtinw mund të mbesin pa ujë për shkak të problemeve me energji elektrike, pwrcjell "Kosova Sot Online".

KRU “Prishtina” njofton se pasditen e së martës ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it dhe se impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.

“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

(Kosova Sot Online)