Eurodeputeti slloven: Vuçiq po e mashtron SHBA-në dhe BE-në për Kosovën

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 09:19
Eurodeputeti slloven: Vuçiq po e mashtron SHBA-në dhe BE-në për Kosovën

Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po mashtron Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në lidhje me Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".

Eurodeputeti ishte i mendimit se Serbia është një vend ku parimet themelore të demokracisë nuk funksionojnë.

“Është shumë e thjeshtë, sepse Serbia shihet si një nga lojtarët kryesorë në Ballkanin Perëndimor. Pra, të gjithë presin që të sigurojmë që Serbia të jetë lojtari pozitiv në Ballkan. Por mendoj se duhet të diferencojmë midis asaj se cila është qeveria e Vuçiçit në Serbi dhe cilat janë aspiratat e popullit serb. Besoj akoma, jam shume i bindur, se populli serb do të jetë pjesë e familjes dhe komunitetit në Bashkimin Europian. Ndërsa Vuçiçi dhe elita politike në Serbi po luan një lojë tjetër, duke përdorur këtë aspiratë të popullit serb vetëm për të ndenjur në pushtet. Sepse kur procesi i vërtetë i pranimit do të fillojë, kur të zbatohen këto reforma, është shumë e dukshme që mbretërimi i Vuçiçit në Serbi do të fillojë të zvogëlohet. Do të ketë një sërë mundësish për pikëpamje të ndryshme në Serbi. Këtë po mbron tani Vuçiçi tani.

Fatkeqësisht, mendoj se shumica e komunitetit ndërkombëtar po përqendrohet më shumë te zgjidhja e këtij problemi. Të bëjmë diçka për të ndaluar tensionet që janë të pranishme tani, pastaj do të përpiqemi t’i zgjidhim më vonë problemet e tjera. Kjo është vërtetuar se s’ka qenë kurrë e suksesshme dhe nëse shikoni ç’ndodhi në Bosnje pas marrëveshjes se paqes ne Dejton, këto janë mësimet që duhet të kujtojmë të gjithë. Duhet të kemi zgjidhje gjithëpërfshirëse, jo të përkohshme,” – u shpreh Groshelj.

(Kosova Sot Online )