Osmani flet sërish për takimin me Lajçakun: Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është vendimtar

  • S.A /
  • 05 July 2023 - 12:03
Osmani flet sërish për takimin me Lajçakun: Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit është vendimtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sërish për takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se me Lajçakun kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Në takimin e djeshëm me përfaqësuesin special Miroslav Lajçak, diskutuam zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar me partnerët për të kapërcyer sfidat e sigurisë. Theksova se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit është vendimtar”, ka shkruar Osmani.

Lajçak tha se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet me hapa konkretë”.

Para gazetarëve në Prishtinë, Lajçak nuk ka dashur të komentojë masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, por bëri të ditur se BE-ja i ka gati sanksionet edhe për Serbinë.

(Kosova Sot Online  )