Vjosa Osmani pret në takim shefin e ri të EULEX-it

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 16:53
Vjosa Osmani pret në takim shefin e ri të EULEX-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e ri të EULEX-I, Giovanni Pietro Barbano, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani tha se bashkëpunimi me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni dhe me institucionet tjera ligjzbatuese në vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm, e në veçanti në këtë periudhë.

“Tutje, Presidentja Osmani theksoi se Kosova, si vend që aspiron integrimin në institucionet euroatlantike, është e përkushtuar për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të garantuar integritetin profesional dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)