U rrëzua nga skela e lartë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Kretë

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 17:49
U rrëzua nga skela e lartë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Kretë

Një 39-vjeçar shqiptar ka vdekur, pasi ra nga skela disa ditë më parë në Kretë, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqiptari u rrëzua nga një skelë 8 metra e lartë.

Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias, ku ndërroi jetë pas një jave.

(Kosova Sot Online)