Kurti i refuzoi takimin, Rama: Do flas nesër në Prishtinë

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 19:06
Kurti i refuzoi takimin, Rama: Do flas nesër në Prishtinë

Kryeministri i Shqipwrisë, Edi Rama, nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se i ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare që të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 6 Korrik, kur Rama do të jetë në Prishtinë në kuadër të turit që do të zhvillojë në Ballkan. Përndryshe Kurti tha se nuk do të pranojë të zhvillojë takime të tjera me Ramën.

Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se për këtë çështje do të flasë nesër kur të jetë në Prishtinë.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendimin e studentëve. Sa i përket vajtjes në Prishtinë dhe të gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)